

Trajnimi i zhvilluar në kuadër të projektit: “Parandalimi dhe Riintegrimi i Sigurt: Qasje Holistike dhe Qëndrueshmëri ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm”, implementuar nga Instituti Adriapol, me Lead Partner Terre des Hommes Shqipëri. Projekt ky i financuar nga The Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF)”
Në trajnimin e zhvilluar nga Dr. Adriana Qafa me tematikë “Ndërgjegjësimi dhe edukimi mbi rrezikun e ekstremizmit të dhunshëm në shkollë.” U trajntuan çështje të tilla si çfarë është estremizmi i dhunshëm dhe kuptimi i këtij koncepti, cili është dallimi me konceptet e tjera si terrorizmi, radikalizmi apo qëndrueshmëria. Trajnimi vijoi më tej në identifikimin e faktorëve shtytës dhe tërheqës së estremizmit, për të kuptuar se nga lind dhe si ndikohen fëmijët duke u nxitur kështu drejt ektremizmit të dhunshëm.
Ne trajnim u trajtua gjithashtu edhe roli i arsimit në krijimin e kushteve që ndërtojnë mbrojtjen, brenda nxënësve, kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe forcojnë angazhimin e tyre ndaj jodhunës dhe paqes. Ndër qëllimet Trajnimit Ekstremizmit të Dhunshëm mund të përmendim:
Trajnimi me tematikë “Edukim në ndërtimin e strategjive për menaxhimin e rasteve kundër ekstremizmit të dhunshëm” u zhvillua nga trajnues Dr. Mirela Karabina, ky trajnim u fokusua më shumë rreth trajtimit të rasteve praktike, eksperiencave të ndryshme që kanë patur drejtorë, mësues dhe psikolog të shkollave në trajntimin e rasteve të ndryshme të vështira në institucionet e tyre. Synimi kryesor i trajnimit ishte: “Ndihma për drejtuesit arsimorë, mësuesit dhe stafin psiko-social të sistemit arsimor të kuptojnë rolin e tyre dhe rëndësinë e programeve edukuese për të ndihmuar të rinjtë ti rezistojnë propagandës së ekstremizimit dhe të rinjve të rikthyer nga zonat e konfliktit për t’u kthyer në normalitet.” Trajnimi u fokusua në: rolin e shkollës gjithëpërfshirëse në edukimin e nxënësve të ardhur nga mjedise dhune dhe ekstremiste; hartimi dhe zhvillimi i një strategjie vepruese, teknikave të përshtatshme nga ana profesionale për të trajtuar ankthi, traumën, dhunën fizike dhe psikologjike, mungesën e socializimit të fëmijëvë të kthyer nga zona lufte; hartimin e një strategjie ndërhyrese në mbështetje të fëmijëve; identifikimi i masave parandaluese dhe mbështetëse në studimin e rasteve konkrete.
Trajnimi në qytetin e Tiranës ishte i ngjashëm në specifikat me qytetin e Durrësit, drejtorët e shkollave ishin në dijeni të ekstremizmit të dhunshëm dhe kishin ndjekur edhe më parë trajnime për këtë temë. Kanë qenë të shumta rastet që janë diskutuar me drejtorët e shkollave të Tiranës, një nga drejtoret e shkollave ndau me ne një histori të një nxënësi të prirur ndaj dhunës dhe mënyrën se si ajo e trajtoi këtë rast. Drejtoresha e shkollës kishte vënë re tipare agresive dhe sjellje të dhunshme ndaj njërit prej nxënësve të saj, veprimi i parë që kishte bërë drejtoresha ishte të fliste me nxënësin për të komunikuar me të në një bisedë të lirë, nga biseda drejtori i shkollës kishte evidentuar se nxënësi ishte i prirur për akte dhune, madje shqetësues për të ishte fakti që studenti kishte pranuar se nga aktet e dhunës merrte kënaqësi. Më pas drejtoresha e shkollës komunikoi me prindin dhe sfida më e madhe ishte puna që kishte bërë me prindin për të folur dhe komunikuar me fëmijën. Prindi nuk kishte pasur qasje pozitive për trajtimin e fëmijës, për këtë arsye drejtuesja e shkollës kishte njoftuar të gjitha organet përkatëse për trajtimin e rastit duke e komunikuar rastin në ministri. Zgjidhja e arritur ishte trajtimi i fëmijës te një psikolog që vetë fëmija e njeh dhe mund të shprehet dhe sot e kësaj dite rasti po ndiqet.
Në trajnimin e Tiranës u vu re se kishte disa situata të trajtimit të rasteve të dhunës dhe traumave të formave të ndryshme dhe mësuesit dhe drejtorët e shkollave e konsiderojnë si shumë të rëndësishme përfshirjen e institucioneve përkatëse arsimore në trajtimin e këtyre rasteve dhe konkretisht trajtimin dhe sensibilizimin e prindërve si element kyç i trajtimit të fëmijës.














