

Trajnimi i zhvilluar në kuadër të projektit: “Parandalimi dhe Riintegrimi i Sigurt: Qasje Holistike dhe Qëndrueshmëri ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm”, implementuar nga Instituti Adriapol, me Lead Partner Terre des Hommes Shqipëri. Projekt ky i financuar nga The Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF)”
Në trajnimin e zhvilluar nga Dr. Adriana Qafa me tematikë “Ndërgjegjësimi dhe edukimi mbi rrezikun e ekstremizmit të dhunshëm në shkollë.” U trajntuan çështje të tilla si çfarë është estremizmi i dhunshëm dhe kuptimi i këtij koncepti, cili është dallimi me konceptet e tjera si terrorizmi, radikalizmi apo qëndrueshmëria. Trajnimi vijoi më tej në identifikimin e faktorëve shtytës dhe tërheqës së estremizmit, për të kuptuar se nga lind dhe si ndikohen fëmijët duke u nxitur kështu drejt ektremizmit të dhunshëm.
Ne trajnim u trajtua gjithashtu edhe roli i arsimit në krijimin e kushteve që ndërtojnë mbrojtjen, brenda nxënësve, kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe forcojnë angazhimin e tyre ndaj jodhunës dhe paqes. Ndër qëllimet Trajnimit Ekstremizmit të Dhunshëm mund të përmendim:
Trajnimi me tematikë “Edukim në ndërtimin e strategjive për menaxhimin e rasteve kundër ekstremizmit të dhunshëm” u zhvillua nga trajnues Dr. Mirela Karabina, ky trajnim u fokusua më shumë rreth trajtimit të rasteve praktike, eksperiencave të ndryshme që kanë patur drejtorë, mësues dhe psikolog të shkollave në trajntimin e rasteve të ndryshme të vështira në institucionet e tyre. Synimi kryesor i trajnimit ishte: “Ndihma për drejtuesit arsimorë, mësuesit dhe stafin psiko-social të sistemit arsimor të kuptojnë rolin e tyre dhe rëndësinë e programeve edukuese për të ndihmuar të rinjtë ti rezistojnë propagandës së ekstremizimit dhe të rinjve të rikthyer nga zonat e konfliktit për t’u kthyer në normalitet.” Trajnimi u fokusua në: rolin e shkollës gjithëpërfshirëse në edukimin e nxënësve të ardhur nga mjedise dhune dhe ekstremiste; hartimi dhe zhvillimi i një strategjie vepruese, teknikave të përshtatshme nga ana profesionale për të trajtuar ankthi, traumën, dhunën fizike dhe psikologjike, mungesën e socializimit të fëmijëvë të kthyer nga zona lufte; hartimin e një strategjie ndërhyrese në mbështetje të fëmijëve; identifikimi i masave parandaluese dhe mbështetëse në studimin e rasteve konkrete.
Trajnimi në Durrës u zhvillua me 19 drejtorë shkollash të cilët më parë kishin qenë pjesë e trajnimeve lidhur me ekstremizmin e dhunshëm. Mësuesit ishin shumë të vetëdijshëm për konceptet e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, trajnimin dyditor ata e konsideronin mjaft të vlefshëm për faktin se trajnimi dhe zhvillimi i koncepteve ishte i orientuar drejtpërsëdrejti në punën e tyre, menaxhimin e rasteve në shkolla dhe elementët që duheshin pasur në konsideratë në lidhje me ndërtimin e strategjive dhe planeve të punës së tyre për menaxhimin sa më efektiv të rasteve të ndryshme me të cilat mund të përballen në shkollat e tyre.
Në Durrës, zhvillimi i trajnimeve të mëtejshme dhe zhvillimi i rasteve praktike të sjelljes me një fëmijë që kthehet nga zonat e luftës nëpërmjet një psikologu ose mësuesit ndihmës, konsiderohen të nevojshme në këtë fazë të njohurive që ata kanë marrë për ekstremizmin e dhunshëm.









