

Përgjatë muajit Nëntor Adriapol në kuadër të projektit “Parandalimi dhe Riintegrimi i Sigurt: Qasje Holistike dhe Qëndrueshmëri ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm”, ka zhvilluar sesione te mentorimit të të rinjëve dhe grave të kthyera nga zonat e lutës.
Mentorimet përbëjnë ciklin e mbyllur të trajnimeve që janë zhvilluar më parë me fokus grupet dhe u fokusuan më shumë në pjesën praktike të zhvillimit të një plani biznesi. Në sesionet e trajnimeve gratë dhe të rinjë kishin zhvilluar idetë e tyre të biznesit, ishin trajnuar sesi të zhvillonin këtë ide, si ta marketonin, si të ndërtonin një plan biznesi dhe në fund regjistrimi i tyre në institucionet përkatëse.
Në sesionet e mentorimit të drejtuara nga Jonida Çerekja dhe Shpetim Topalli të dy ekspertë me eksperiencë të gjërë në fushën e projekteve, është punuar individualisht me secilin prej pjesmarrësve për të bërë të mundur zhvillimin e planeve të biznesit, të cilat përfshijnë, përshkrimin e biznesit, atë se çfarë ai biznes përfaqëson, krijimin e një misioni dhe vizioni, aktiviteti kryesor, burimet e financimit, partnerët, konkurrentët, tregu, kanalet e komunikimit, planifikimi marketing si dhe planfikimi financiar.
Ajo që u vu re ishte se nëse sesionet e trajnimeve ishin më me shumë interes nga të rinjtë, në sesionet e mentorimeve gratë ishin ato që shfaqën një interes akoma më të madh, duke qenë se perceptimi për idetë e tyre të biznesit në plotësimin e një plani konkret shiiheshin si më të prekshme dhe të arritshme për ta.






