Trajnim në ElbasanTrajnim në ElbasanTrajnim në ElbasanTrajnim në Elbasan
  • Home
  • Rreth Projektit
  • Aktivitete
  • Materiale
  • Kontakt
✕

Trajnim në Elbasan

  • Home
  • Activities
  • Trajnim në Elbasan
Fushata Ndërgjegjësimi
10/02/2022
Trajnim në Kukës
15/06/2022
Categories
  • Activities
Tags

Trajnimi i zhvilluar në kuadër të projektit: “Parandalimi dhe Riintegrimi i Sigurt: Qasje Holistike dhe Qëndrueshmëri ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm”, implementuar nga Instituti Adriapol, me Lead Partner Terre des Hommes Shqipëri. Projekt ky i financuar nga The Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF)”

Në trajnimin e zhvilluar nga Dr. Adriana Qafa me tematikë “Ndërgjegjësimi dhe edukimi mbi rrezikun e ekstremizmit të dhunshëm në shkollë.” U trajntuan çështje të tilla si çfarë është estremizmi i dhunshëm dhe kuptimi i këtij koncepti, cili është dallimi me konceptet e tjera si terrorizmi, radikalizmi apo qëndrueshmëria. Trajnimi vijoi më tej në identifikimin e faktorëve shtytës dhe tërheqës së estremizmit, për të kuptuar se nga lind dhe si ndikohen fëmijët duke u nxitur kështu drejt ektremizmit të dhunshëm.

Ne trajnim u trajtua gjithashtu edhe roli i arsimit në krijimin e kushteve që ndërtojnë mbrojtjen, brenda nxënësve, kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe forcojnë angazhimin e tyre ndaj jodhunës dhe paqes. Ndër qëllimet Trajnimit Ekstremizmit të Dhunshëm mund të përmendim:

  • Forcimi i koordinimit, bashkëpunimit dhe partneritetit në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërmjet agjencive qeveritare, organizatave joqeveritare, sektorit privat, komuniteteve fetare dhe mediave, në identifikimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve efektive;
  • Inkurajimi i hulumtimit vendor si mjet për të kuptuar kushtet, faktorët dhe shkaqet që nxisin radikalizimin që mund të kalojë në dhunë dhe qëndresën e komunitetit ndaj ekstremizmit të dhunshëm;
  • Forcimi i qëndresës së komunitetit dhe zvogëlimi i tërheqjes ndaj radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet programeve dhe politikave të arsimit, punësimit dhe parandalimit nga policia në komunitet;
  • Ulja e ndikimit të propagandës ekstremiste në rrjetet sociale dhe rekrutimit në internet, duke shfrytëzuar mediat sociale si kanale të komunikimit për të promovuar narrativa alternative dhe mesazhe pozitive.


Trajnimi me tematikë “Edukim në ndërtimin e strategjive për menaxhimin e rasteve kundër ekstremizmit të dhunshëm” u zhvillua nga trajnues Dr. Mirela Karabina, ky trajnim u fokusua më shumë rreth trajtimit të rasteve praktike, eksperiencave të ndryshme që kanë patur drejtorë, mësues dhe psikolog të shkollave në trajntimin e rasteve të ndryshme të vështira në institucionet e tyre. Synimi kryesor i trajnimit ishte: “Ndihma për drejtuesit arsimorë, mësuesit dhe stafin psiko-social të sistemit arsimor të kuptojnë rolin e tyre dhe rëndësinë e programeve edukuese për të ndihmuar të rinjtë ti rezistojnë propagandës së ekstremizimit dhe të rinjve të rikthyer nga zonat e konfliktit për t’u kthyer në normalitet.” Trajnimi u fokusua në: rolin e shkollës gjithëpërfshirëse në edukimin e nxënësve të ardhur nga mjedise dhune dhe ekstremiste; hartimi dhe zhvillimi i një strategjie vepruese, teknikave të përshtatshme nga ana profesionale për të trajtuar ankthi, traumën, dhunën fizike dhe psikologjike, mungesën  e socializimit të fëmijëvë të kthyer nga zona lufte; hartimin e një strategjie ndërhyrese në mbështetje të fëmijëve; identifikimi i masave parandaluese dhe mbështetëse në studimin e rasteve konkrete.

Gjatë trajnimit në qytetin e Elbasanit, u vu re se drejtuesit dhe mësuesit kishin dëgjuar më parë për konceptin e ekstremizmit dhe përfshirjes sociale nga media, por nuk kishin ndjekur më parë trajnime me fokus riintegrimin e fëmijëve të kthyer nga zonat e luftës dhe trajnime që fokusohen në konceptet që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin. Për këtë arsye, ata e vlerësuan shumë të vlefshëm këtë trajnim dyditor pasi arritën të përfitonin nga koncepte që nuk dinin t’i dallonin nga njëri tjetri dhe për më tepër të kuptonin rëndësinë e trajtimit të koncepteve të tilla.

Ndarja e përvojave dhe historive të ndryshme me të gjithë pjesëmarrësit çoi në përfundimin se trajnimi i fëmijëve që kthehen nga zonat e luftës kërkon një staf shumë të trajnuar dhe të kujdesshëm për të kuptuar nevojat, specifikat dhe për të mundësuar riintegrimin sa më të thjeshtë të këtyre fëmijëve në shkolla.

Share
Adm1n

Related posts

12/01/2023

Bootcamp


Read more
02/12/2022

Mentorime me Fokus Grupet


Read more
27/09/2022

Trajnim me Fokus Grupet


Read more

Comments are closed.