

Trajnimi i zhvilluar në kuadër të projektit: “Parandalimi dhe Riintegrimi i Sigurt: Qasje Holistike dhe Qëndrueshmëri ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm”, implementuar nga Instituti Adriapol, me Lead Partner Terre des Hommes Shqipëri. Projekt ky i financuar nga The Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF)”
Në trajnimin e zhvilluar nga Dr. Adriana Qafa me tematikë “Ndërgjegjësimi dhe edukimi mbi rrezikun e ekstremizmit të dhunshëm në shkollë.” U trajntuan çështje të tilla si çfarë është estremizmi i dhunshëm dhe kuptimi i këtij koncepti, cili është dallimi me konceptet e tjera si terrorizmi, radikalizmi apo qëndrueshmëria. Trajnimi vijoi më tej në identifikimin e faktorëve shtytës dhe tërheqës së estremizmit, për të kuptuar se nga lind dhe si ndikohen fëmijët duke u nxitur kështu drejt ektremizmit të dhunshëm.
Ne trajnim u trajtua gjithashtu edhe roli i arsimit në krijimin e kushteve që ndërtojnë mbrojtjen, brenda nxënësve, kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe forcojnë angazhimin e tyre ndaj jodhunës dhe paqes. Ndër qëllimet Trajnimit Ekstremizmit të Dhunshëm mund të përmendim:
Trajnimi me tematikë “Edukim në ndërtimin e strategjive për menaxhimin e rasteve kundër ekstremizmit të dhunshëm” u zhvillua nga trajnues Dr. Mirela Karabina, ky trajnim u fokusua më shumë rreth trajtimit të rasteve praktike, eksperiencave të ndryshme që kanë patur drejtorë, mësues dhe psikolog të shkollave në trajntimin e rasteve të ndryshme të vështira në institucionet e tyre. Synimi kryesor i trajnimit ishte: “Ndihma për drejtuesit arsimorë, mësuesit dhe stafin psiko-social të sistemit arsimor të kuptojnë rolin e tyre dhe rëndësinë e programeve edukuese për të ndihmuar të rinjtë ti rezistojnë propagandës së ekstremizimit dhe të rinjve të rikthyer nga zonat e konfliktit për t’u kthyer në normalitet.” Trajnimi u fokusua në: rolin e shkollës gjithëpërfshirëse në edukimin e nxënësve të ardhur nga mjedise dhune dhe ekstremiste; hartimi dhe zhvillimi i një strategjie vepruese, teknikave të përshtatshme nga ana profesionale për të trajtuar ankthi, traumën, dhunën fizike dhe psikologjike, mungesën e socializimit të fëmijëvë të kthyer nga zona lufte; hartimin e një strategjie ndërhyrese në mbështetje të fëmijëve; identifikimi i masave parandaluese dhe mbështetëse në studimin e rasteve konkrete.
Gjatë trajnimit në qytetin e Elbasanit, u vu re se drejtuesit dhe mësuesit kishin dëgjuar më parë për konceptin e ekstremizmit dhe përfshirjes sociale nga media, por nuk kishin ndjekur më parë trajnime me fokus riintegrimin e fëmijëve të kthyer nga zonat e luftës dhe trajnime që fokusohen në konceptet që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin. Për këtë arsye, ata e vlerësuan shumë të vlefshëm këtë trajnim dyditor pasi arritën të përfitonin nga koncepte që nuk dinin t’i dallonin nga njëri tjetri dhe për më tepër të kuptonin rëndësinë e trajtimit të koncepteve të tilla.
Ndarja e përvojave dhe historive të ndryshme me të gjithë pjesëmarrësit çoi në përfundimin se trajnimi i fëmijëve që kthehen nga zonat e luftës kërkon një staf shumë të trajnuar dhe të kujdesshëm për të kuptuar nevojat, specifikat dhe për të mundësuar riintegrimin sa më të thjeshtë të këtyre fëmijëve në shkolla.




