

Në datat 13 dhe 14 Qershor 2022 u zhvillua në kuadër të projektit “Parandalimi dhe Riintegrimi i Sigurt: Qasje Holistike dhe Qëndrueshmëri ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm, trajnim dy ditor me drejtorë dhe mësues të qarkut të Kukës.
Trajnimi i zhvilluar në kuadër të projektit: “Parandalimi dhe Riintegrimi i Sigurt: Qasje Holistike dhe Qëndrueshmëri ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm”, implementuar nga Instituti Adriapol, me Lead Partner Terre des Hommes Shqipëri. Projekt ky i financuar nga The Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF)”
Në trajnimin e zhvilluar nga Dr. Adriana Qafa me tematikë “Ndërgjegjësimi dhe edukimi mbi rrezikun e ekstremizmit të dhunshëm në shkollë.” U trajntuan çështje të tilla si çfarë është estremizmi i dhunshëm dhe kuptimi i këtij koncepti, cili është dallimi me konceptet e tjera si terrorizmi, radikalizmi apo qëndrueshmëria. Trajnimi vijoi më tej në identifikimin e faktorëve shtytës dhe tërheqës së estremizmit, për të kuptuar se nga lind dhe si ndikohen fëmijët duke u nxitur kështu drejt ektremizmit të dhunshëm.
Ne trajnim u trajtua gjithashtu edhe roli i arsimit në krijimin e kushteve që ndërtojnë mbrojtjen, brenda nxënësve, kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe forcojnë angazhimin e tyre ndaj jodhunës dhe paqes. Ndër qëllimet Trajnimit Ekstremizmit të Dhunshëm mund të përmendim:
Trajnimi me tematikë “Edukim në ndërtimin e strategjive për menaxhimin e rasteve kundër ekstremizmit të dhunshëm” u zhvillua nga trajnues Dr. Mirela Karabina, ky trajnim u fokusua më shumë rreth trajtimit të rasteve praktike, eksperiencave të ndryshme që kanë patur drejtorë, mësues dhe psikolog të shkollave në trajntimin e rasteve të ndryshme të vështira në institucionet e tyre. Synimi kryesor i trajnimit ishte: “Ndihma për drejtuesit arsimorë, mësuesit dhe stafin psiko-social të sistemit arsimor të kuptojnë rolin e tyre dhe rëndësinë e programeve edukuese për të ndihmuar të rinjtë ti rezistojnë propagandës së ekstremizimit dhe të rinjve të rikthyer nga zonat e konfliktit për t’u kthyer në normalitet.” Trajnimi u fokusua në: rolin e shkollës gjithëpërfshirëse në edukimin e nxënësve të ardhur nga mjedise dhune dhe ekstremiste; hartimi dhe zhvillimi i një strategjie vepruese, teknikave të përshtatshme nga ana profesionale për të trajtuar ankthi, traumën, dhunën fizike dhe psikologjike, mungesën e socializimit të fëmijëvë të kthyer nga zona lufte; hartimin e një strategjie ndërhyrese në mbështetje të fëmijëve; identifikimi i masave parandaluese dhe mbështetëse në studimin e rasteve konkrete.
Në trajnimin në qytetin e Kukësit, drejtorët e shkollave treguan një përkushtim në adresimin e temave në të cilat u zhvilluan trajnimet. Në dijeninë e tyre në qytetin e Kukësit nuk kishte fëmijë të kthyer nga zonat e luftës, për më tepër ajo që u vu re ishte fakti se ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi në këtë qytet perceptohej si një faktor që nuk ishte prezent dhe njohuritë e tyre ishin vetëm në atë që ata kishin dëgjuar nga mediat.
Gjatë trajnimit, drejtorët e shkollave u ndërgjegjësuan për ekstremizmin e dhunshëm, format e tij, faktin se ekstremizmi mund të jetë i pranishëm kudo gjithashtu u trajnuan per te kuptuar se si mësues dhe drejtorë do të duhet të sillen për të kuptuar dhe trajtuar raste të tilla, veçanërisht kur përballen me raste te tilla në shkollat e tyre.
Dy pika të rëndësishme si trajnimi feedback në Kukës:
– Në fillim të trajnimit koncepti i ekstremizmit të dhunshëm ishte një koncept të cilin liderët e konsideruan si shumë të largët në komunitetin e tyre.
– Në fund të trajnimit ishte mjaft i dukshëm sensibilizimi dhe aktivizimi i tyre për të qenë pjesë e trajnimeve të tjera në këtë fushë.





