

Në kuadër të projektit “Parandalimi dhe Riintegrimi i Sigurt: Qasje Holistike dhe Qëndrueshmëri ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm”, në qytetin e Pogradecit u zhvilluan dy trajnime në datat 15 dhe 16 qershor.
Trajnimi i zhvilluar në kuadër të projektit: “Parandalimi dhe Riintegrimi i Sigurt: Qasje Holistike dhe Qëndrueshmëri ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm”, implementuar nga Instituti Adriapol, me Lead Partner Terre des Hommes Shqipëri. Projekt ky i financuar nga The Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF)”
Në trajnimin e zhvilluar nga Dr. Adriana Qafa me tematikë “Ndërgjegjësimi dhe edukimi mbi rrezikun e ekstremizmit të dhunshëm në shkollë.” U trajntuan çështje të tilla si çfarë është estremizmi i dhunshëm dhe kuptimi i këtij koncepti, cili është dallimi me konceptet e tjera si terrorizmi, radikalizmi apo qëndrueshmëria. Trajnimi vijoi më tej në identifikimin e faktorëve shtytës dhe tërheqës së estremizmit, për të kuptuar se nga lind dhe si ndikohen fëmijët duke u nxitur kështu drejt ektremizmit të dhunshëm.
Ne trajnim u trajtua gjithashtu edhe roli i arsimit në krijimin e kushteve që ndërtojnë mbrojtjen, brenda nxënësve, kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe forcojnë angazhimin e tyre ndaj jodhunës dhe paqes. Ndër qëllimet Trajnimit Ekstremizmit të Dhunshëm mund të përmendim:
Trajnimi me tematikë “Edukim në ndërtimin e strategjive për menaxhimin e rasteve kundër ekstremizmit të dhunshëm” u zhvillua nga trajnues Dr. Mirela Karabina, ky trajnim u fokusua më shumë rreth trajtimit të rasteve praktike, eksperiencave të ndryshme që kanë patur drejtorë, mësues dhe psikolog të shkollave në trajntimin e rasteve të ndryshme të vështira në institucionet e tyre. Synimi kryesor i trajnimit ishte: “Ndihma për drejtuesit arsimorë, mësuesit dhe stafin psiko-social të sistemit arsimor të kuptojnë rolin e tyre dhe rëndësinë e programeve edukuese për të ndihmuar të rinjtë ti rezistojnë propagandës së ekstremizimit dhe të rinjve të rikthyer nga zonat e konfliktit për t’u kthyer në normalitet.” Trajnimi u fokusua në: rolin e shkollës gjithëpërfshirëse në edukimin e nxënësve të ardhur nga mjedise dhune dhe ekstremiste; hartimi dhe zhvillimi i një strategjie vepruese, teknikave të përshtatshme nga ana profesionale për të trajtuar ankthi, traumën, dhunën fizike dhe psikologjike, mungesën e socializimit të fëmijëvë të kthyer nga zona lufte; hartimin e një strategjie ndërhyrese në mbështetje të fëmijëve; identifikimi i masave parandaluese dhe mbështetëse në studimin e rasteve konkrete.
Pogradeci ishte një qytet ku drejtorët dhe mësuesit e shkollave ishin shumë të vetëdijshëm për ekzistencën e ekstremizmit të dhunshëm në qytetin e tyre. Pjesëmarrësit, edhe pse jo të shumtë në numër për shkak të provimeve që po zhvilloheshin, ishin mjaft aktivë në diskutimet lidhur me ekstremizmin, duke sjellë raste kur shohin potencial për zhvillimin e ekstremizmit tek nxënësit e tyre. Drejtorët e shkollave dhe mësuesit në Pogradec kërkojnë të jenë pjesë e trajnimeve dhe të kenë mbështetjen e institucioneve përkatëse në ndërtimin e strategjive dhe komunikimit në rastet kur ata gjykojnë dhe vlerësojnë se mund të jenë të prirur ndaj ekstremizmit. Madje njëri nga pjesëmarrësit shpreh frikën dhe shqetësimin e tij në trajnimin e rastit për faktin se shkolla është shumë afër xhamisë dhe shpeshherë ka diskutime mes nxënësve për shkak të besimit se mund të nxisë ekstremizmin.
Në Pogradec, ekstremizmi është një element për të cilin të gjithë janë të vetëdijshëm se është një element i pranishëm në mjedisin e tyre dhe duhet trajtuar duke përfshirë shumë institucione, qofshin ato fetare apo publike, në adresimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për aspektet negative të përfshirjes në grupe qe inkurajojnë ekstremizmin e dhunshëm.








