
Në muajin dhjetor janë zhvilluar Bootcamps me të rinj të kthyer nga zonat e luftës por ko vetëm. Në bootcamp e zhvilluara morën pjesë rreth 30 të rinj të cilët u trajnuan mbi koncepte të ndryshme të sipërmarrjes dhe më pas u mentoruan për të zhvilluar ide të tyre. Gjatë bootcamp u zhvillua trajnimi “How to pitch like a pro?” një trajnim ky që synonte të zhvillonte aftësitë prezantuese të pjesmarrësve, në këtë trajnim u trajtuan çështje si: ku duhet të mbështetemi për të zhvilluar një prezantim të suksesshëm, elementët kryesore të pitching, si të zhvillohet një histori e biznesit, sit ë identifikohet një problem dhe të jepet zgjidhja dhe në fund përfshirja e investimeve dhe financimeve. Në trajnimin e dytë “Të folurit në publik” pjesmarrësit u trajnuan lidhur me zhvillimine aftësive të komunikimit si një nga aftësitë e buta më të kërkuara në botën e sotme të biznesit por jo vetëm. Në këtë trajnim u trajtuan koncepte të tilla si: rëndësia e komunikimit në public, element të të folurit në public, si të përmirësojmë të folurin në public, menaxhimi i emocioneve, njohja e audiencës, përdorimi i humorit dhe pjesëve vizuale etj. Pas trajnimeve, të rinjtë të ndarë në grupe zhvilluan disa prezantime biznesi të cilat i demostruan gjatë bootcamp.
Bootcamp rezultoi të ishte një aktivitet shumë i suksesshëm për të rinjtë të cilët u bënë pjesë e këtij aktiviteti dy ditor.








