

Në kuadër të projektit: “Parandalimi dhe Riintegrimi i Sigurt: Qasje Holistike dhe Qëndrueshmëri ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm”, implementuar nga Instituti Adriapol, me Lead Partner Terre des Hommes Shqipëri dhe financuar nga The Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF)”, gjatë muajit Shtator janë zhvilluar trajnime me të rinj dhe gra të kthyera nga zonat e luftës. Trajnimet u fokusuan në fuqizimin ekonomik të pjesmarrësve, të cilët u angazhuan në të gjitha tematikat që u diskutuan të tilla si: zhvillimi i ideve dhe planit të biznesit, koncepti i marketingut, regjistrimi i një startup/biznesi etj.
Trajnimet u realizuan në formë interaktive ku pjesa teorike ndërthurej me atë praktike, duke bërë të mundur rritjen e angazhimit dhe interesit të pjesëmarrësve.
Cikli i trajnimeve nisi me Trajnimin “Kam një ide biznesi” ku u zhvilluan koncepte të tilla si:
Fëmijët treguan interes për të zhvilluar ide kreative në biznesin ku ata e shihnin veten e tyre në të ardhmen.
Në vijim pjesmarrësit u njohën me koncepte për zhvillimin e planit të biznesit. Çështjet të cilat u trajtuan:
Pas gjenerimit të ideve, identifikimit të mënyrave të financimit dhe zhvillimit të një plani biznesi, pjesëmarrësit u njohën edhe me konceptet e marketingut, me metodat se si t’a shesim idenë në treg dhe cili është cikli i zhvillimit të një produkti/shërbimi të ri. Gjithashtu ato u informuan mbi strategjitë e zhvillimit të produkteve të reja si dhe elementët e një plani të mirë për marketing.
Cikli i trajnimeve u mbyll me njohuritë mbi regjistrimin e një startup/biznesi, çfarë janë startup-et, objektivat dhe cili është legjislacioni për mbështjetjen e tyre; fushat prioritare që mbështeten në kuadër të krijimit të bizneseve startup; si të zgjedhim formën e përshtatshme për biznesin tonë, cilat janë procedurat e regjistrimit të biznesit në Qendrën Kombëtare të Biznesit etj. Në fund të ciklit të trajnimeve u identifikuan idetë e fëmijëve drejt teknologjisë, arkitekturës, sporteve, muzikës, fotografisë dhe artit në përgjithësi, si edhe idetë e biznesit të grave të fokusuara tek dyqanet me produkte kozmetike, dyqanet me veshje, dyqan për fëmijë, rrobaqepësi etj.







